Njerëzit gjithmonë kërkojnë të gjejnë lumturi. Disa njerëz e shohin këtë gjë vetëm në aspektin material, disa në marrëdhënie me njerëzit dhe disa mendojnë se kur janë të suksesshëm në karrier janë të lumtur.
Për shumë njerëz lumturia është e ndryshme por ekspertët sugjerojnë disa këshilla që duhet t’i ndiqni me qëllim që të jeni të lumtur.
Ja disa prej tyre:
– Kujtoni gjithmonë njerëzit dhe gjërat më të vlefshme që keni në jetë, ajo që ju bëjnë të ndiheni të bekuar.
– Jetoni thjesht dhe gjeni lumturi në gjëra të thjeshta. – Gjeni se çfarë ju bën të ndiheni mirë.
– Rrini me njerëz që ju bëjnë të lumtur.
– Mos mendoni më se si do të duhej të ishte jeta por punoni që ta bëni atë më të mirë për ju.
– Gjithmonë mundohuni të jeni të vetëdijshëm se kush jeni dhe çfarë dëshironi nga jeta.
– Ji vetvetja
– Mendoni pozitivisht për çdo situatë apo problem.
– Lumturia vjen kur ju jepni dhe jeni zemërgjerë dhe bujar.