Site icon PORTALB

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë pesë policë

Afganistan, foto arkivi

Militantët talibanë sot kanë depërtuar me forcë në një stacion të policisë në pjesën lindore të Afganistanit, duke i vrarë pesë policë dhe plagosur tetë të tjerë, kanë thënë zyrtarët, njofton REL.

Zyrtarët thanë se njëri prej sulmuesve e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij brenda kompleksit të policisë në Gardez të provincës Paktia, dy të tjerë janë vrarë nga policia, ndërsa njëri është në ikje.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një kumtese dërguar mediave.

Exit mobile version