Site icon PORTALB

Kujdes, po vjen Batqengji!

Kujdes, po vjen Batqengji!

Kujdes, po vjen Batqengji!

Një fermere në Norvegji ka gjetur pasardhësin e Batmanit, e ai është Batqengji që pritet të jetë heroi më i ri i filmave.

Ai është njëri nga dy qengjat që kanë lindur në Vitengarden Farm. Vëllai i tij quhet Robin, ashtu si shoku i Batmanit.

Pronarja e fermës Elin Ravndal Bell ka thënë se qengji është i veçantë shkaku i shenjave që ka në dy sytë e tij. Fillimisht ajo kishte menduar që ta pagëzonte me emrin Zorro apo Kiss (grup muzikor).

“Pasi mendova më mirë, thash t’ia vë emrin Batqengji, i frymëzuar nga pamja e Batmanit”, ka thënë ajo.

Heroi i ri ende nuk dihet nëse do të luftojë kundër Jokerit, por pronarja ka thënë se qengji në fermë do të ketë rivalë Mint Saucen dhe Rosemaryn./ Koha.net

Exit mobile version