Site icon PORTALB

Shqipëri, Kuvendi kaloi në seancë të jashtëzakonshme vetingun

Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ngritjen e organeve të vetingut. Seanca e paraditës ishte e shkurtër dhe vetëm plotësoi numrin e deputetëve në komisionin e posaçëm që përzgjedh anëtarët e Komisionit të Posaçëm te kualifikimit dhe komisionarët publik. Pas kësaj, në kryesinë e Kuvendit, u mblodh komisioni i posaçëm, i cili votoi 12 anëtarët e Komisionit të posaçëm të kualifikimit dhe komisionarët publik.

Tashmë janë përcaktuar të 27 personat që për 9 vitet e ardhshme do të bëjnë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Exit mobile version