Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur dhembjen për vdekjen e ish kancelarit gjerman, Helmut Kohl i cili ndërroi jetë sot në moshën 87 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen që ai kishte dhënë.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Gjermania dhe gjithë bota humbën Helmut Kohl. Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e tij për lirinë tonë dhe zemrën e madhe që lutej për refugjatët tanë. Prehu në Paqe”, ka shkruar Thaçi.