Site icon PORTALB

Konjufca: Qeverisja e BDI-së, e njëjtë me atë të PDK-së

Glauk Konjufca

Glauk Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës vlerëson se ka një paralelizëm mes BDI-së në Maqedoni dhe PDK-së në Kosovë sa i përket mënyrës së tyre të themelimit dhe metodologjisë së tyre të funksionimit. I ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca akuzon se BDI njëjtë si PDK funksionojnë pa llogaridhënie ndaj qytetarëve.

“BDI-ja me sa e kam përcjellë unë edhe metodologjinë e tyre të ushtrimit të Qeverisë dhe rezultatet e tyre tregojnë pak a shumë për një far metode të njëjtë të cilën e kemi hasur edhe në Kosovë me qeverisjen e PDK-së. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek qytetarët, është njëfarë stili i qeverisjes i cili lë shumë për të dëshiruar, karakterizohet nga figura politike të cilat nuk janë shumë të prirura drejt ushtrimit të demokracive të brendshme të subjekteve të tyre politike, por është një fenomen i liderokracisë” deklaroi Glauk Konjufca, Vetëvendosje.

Exit mobile version