Site icon PORTALB

Trajçevski nxjerr mllefin ndaj mediave që nuk përkrahën qeverinë

Trajçevski  nxjerr mllefin ndaj mediave që nuk përkrahën qeverinë

Trajçevski nxjerr mllefin ndaj mediave që nuk përkrahën qeverinë

Njeriu i parë i Agjencisë për media Zoran Trajçevski, i pakënaqur nga raporti i OSBE/ODIHR, për njëanshmërinë e mediave në favor të qeverisë përgatit një raport të kësaj agjencie për të demantuar raportin zyrtarë të këtyre organizatave ndërkombëtare.

Këto organizata kanë kritikuar servisin publik MTV dhe televizionet  nacionale private se kanë qenë të njëanshëm në raportimet e tyre në favor të qeverisë.

Në një intervistë për “Pres24”, thotë se këto ditë do të dal raporti i  kësaj agjencie lidhur me atë se si kanë informuar mediat gjatë këtyre zgjedhjeve që do të jetë i kundërt me raportin e OSBE/ODIHR.

Zoran Trajcevski, ka kritikuar ueb portalet për punën e tyre gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që nuk është pajtuar me asnjë element të raporteve që kritikojnë mediat pro qeveritare.

Ai ka kërkuar që puna e ueb portaleve, për shkak të ndikimit të tyre të vihet nën një regjim të veçantë ligjore.

Exit mobile version