Përfaqësues të Shoqatës të gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës të pavarur të gazetarëve dhe të punëtorëve të mediave sot u takuan me kryeministrin Zoran Zaev, ku biseduan për reformat urgjente në media.
Kryetarja e SPGPM, Tamara Çausidis dhe kryetari i ShGM-së, Naser Selmani i prezentuan prioritetet për përmirësimin e gjendjes të lirisë së mediave.
Nga ana e kryeministrit Zaev u demonstrua gatishmëri dhe vullnet politik të ndërpret praktika e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve dhe të bëhen të gjithë ndryshimet ligjore për garantimin e lirisë së fjalës dhe për pavarësinë e mediave.
Dy organizatat mediatike ofruan zgjidhje konkrete për finansimin e mediave, reformat në servisin publik, përparimin e të drejtave të punëtorëve në redaksitë dhe për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënien e institucioneve.
ShGM dhe SPGPM konfirmuan se edhe në të ardhmën në mënyrë parimore do të punojnë në forcimin e standardeve profesionale dhe të konceptit për vetërregullimin në mediat.