Tabloidi britanik “San” sot publikoi listë me 65 emra, të cilët edhe më tej po llogariten të zhdukur ose druhet se e kanë humbur jetën në zjarrin në ndërtesën 27-katëshe në Londër, ku të mërkurën e humbën jetën 17 persona.
Në pyetje të gazetarëve nëse numri i viktimave mund të jetë më shumë se 100, komandanti i policisë londineze, Stjuart Kandi deklaroi se “do të dëshironte të shpresojë se numri nuk do të jetë treshifror”.