Zgjedhjet e dhjetorit në Maqedoni lanë me gishta në gojë dy partitë të pamposhtura slave-shqiptare, VMRO-BDI, sovrani ju dha flakaresha të fuqishme duke ua ulur kokat teposhtë.
Në Kosovë, forca e Vetëvendosjes me anë të plumbave zgjedhore vrau e plagosi rëndë partitë ushtarake të Veselave, Hajredinave e Nismave;
pas 8-9 ditëve votohet në Shqipëri, këtu pak më vështirë, populli s’ka çfarë të zgjedh përveç Edi Ramës, Lulzim Bashës e Ilir Metës. Shqipërisë i mungojnë karizmat e reja politike.
Asnjëlloj ndryshimi rinor politik në Shqipërinë e ish-Enver Hoxhës:
-Në njërën anë, socialistët e Ramës, trashëgimtarë të shtetit monist shqiptar;
-Në anën tjetër, demokratët e Bashës, trashëgimtarë të shtetit demokratik të Sali Berishës.
-Në mes, social-demokrati, Ilir Meta, trashëgimtar i monist-demokratëve, Rama-Berisha.
Është interesant, se shqiptarët e Maqedonisë më shumë i duam demokratët e Shqipërisë, mirëpo mu atëherë kur në krye të qeverisjes shqiptare vijnë demokratët, maqedonasit e serbët shumë lehtë manipulojnë me popullin shqiptar, kurse kur shtetin qeverisin socialistët e Ramës, për çudi sllavët maqedonas e serb janë në hall të madh nga qeverisja nacionaliste e socialistëve shqiptar.
Më duket se partitë socialiste shprehin nacionalizëm më të theksuar se sa demokratët.
Putini, është socialist;
Milosheviqi, socialist;
Enveri, socialist;
Gadafi, socialist;
Kryetarit irakian, vrarë nga NATO, Sadam Husein, socialist;
Kryetari i çmendur i Sirisë, socialist, etj…
P.S.
Mos vallë, dhe, kryeministri ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është socialist i kalibrit të politikanëve të lartshënuar?