Site icon PORTALB

‘Balena Blu’ edhe në Shkodër, prifti jep alarmin për 4 raste të reja

Balena e kaltër

Famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, Dom Artur Jaku ka dhënë alarmin se loja “Balena Blu” është përhapur edhe në Shkodër, me 4 raste të dyshuara.

Gjatë meshës, ai ka sjellë dëshmi nga besimtarët. “Një fëmijë më tregoi se motra e vetë ka bërë balenë në krah. Unë di disa raste, por mund të ketë dhe të tjerë”, ka thënë Dom Jaku.

Predikimin në katedrale Dom Jaku ia ka kushtuar rrezikut të kësaj loje, si dhe thirjes për prindërit që të ruajnë fëmijët nga ekpozimi në internet.

“Mos u jepni fëmijëve telefon dhe kompjuter e i lini pastaj të bëjnë ç’të duan”, ka thënë Dom Jaku.

Exit mobile version