Site icon PORTALB

Trump viziton kongresistin e plagosur, i cili mbetet në gjendje kritike

Donald Trump

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vizitoi kongresistin amerikan, i cili u plagos të mërkurën në një sulm me armë.

Personi i armatosur, i cili qëlloi të mërkurën kongresistin republikan, Steve Scalise, dhe disa njerëz të tjerë, të cilët po ushtronin bejsboll jashtë Uashingtonit, ka pasur histori të gjatë të mosdurimit të republikanëve, transmeton REL.

James Hodgkinsin, 66 vjeç, i cili është vrarë nga policia në vendin e ngjarjes, ka qenë pjesë e një grupi të quajtur “Shkarkoni Partinë Republikane”.

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania ka kanë kaluar rreth gjysëm ore me kongresistin Scalise, i cili mbetet në gjendje kritike në një spital në Virxhinia.

Trump u bëri thirrje amerikanëve që të lënë mënjanë dallimet politike.

“Jemi më të fuqishëm kur jemi të bashkuar dhe kur punojmë bashkë për të mirën e përbashkët”, tha Trump.

Exit mobile version