Site icon PORTALB

Duro fillon blerjet në Maqedoni

Duro prezanton Siljanovskin te Flamurtari

Duro prezanton Siljanovskin te Flamurtari

Flamurtari duket aktiv në afatin kalimtar të verës. Ka largime, siç ishte ai i kapitenit Telushi, por sot është zyrtarizuar edhe afrimi i parë. Në krye të këtij procesi është vetë trajneri Shpëtim Duro, që ka marrë miratimin e administratorit Sinan Idrizi për të formatuar një Flamurtar pretendent për trofe. Mesditën e sotme është prezantuar Goran Siljanovski, i cili bëhet zyrtarisht futbollist i Flamurtarit.

Siljanovski ka lindur më 1 qershor 1990 në Tetovë, (26 vjeç). Roli i tij në fushë është mbrojtës i djathtë. Goran Siljanovski ka luajtur 18 ndeshje edhe me shpresat e Maqedonisë (U21) dhe 4 ndeshje me sendorët e reprezentacionit. Sa i përket karrierës në klube, ajo është si më poshtë:

2009/2012 te Vardari, 2012/2014 me Renovën dhe 2014/2017 luante me Rabotniçkin. /Portalb.mk/

Exit mobile version