Site icon PORTALB

Halil Matoshi mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës

Halil Matoshi

Halil Matoshi

Aderimi i analistit Halil Matoshi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vështirë së do t’i rezultojë atij me mandat në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt nga të dhënat në terren deri më tani ka siguruar plot 10 deputetë. Mirëpo, asnjëri nga ta nuk është emri i Halil Matoshit.Për më tepër, burime të Gazeta Metro brenda kësaj partie nuk e përjashtojnë mundësinë e shtimit të këtij numri, përderisa procesi i numërimit ende zyrtarisht nuk ka përfunduar.

Baza e votave të kësaj partie mbetet Deçani, shumica e kandidatëve që fituan besimin janë nga po ky vend.Emrat nga AAK që kanë siguruar mandatin e deputetit janë si vijon:Ramush Haradinaj,Daut Haradinaj,Rasim Selmanaj,Pal Lekaj, Shkumbin Demalija, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Blerim Kuqi, Ali Berisha.

Ndërsa, pritet që kësaj liste t’i shtohet Smajl Latifi ose Bekë Berisha.

Exit mobile version