Site icon PORTALB

Tagescajtung: Maqedonia me siguri do të riemërohet

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e cila gjendet në juglindje të Evropës duket se është e gatshme ta zgjidh kontestin e emrit, i cili zvarritet 20 vjet, shkruan gazeta gjermane “Tagescajtung” në botimin e saj online.

Sipas gazetës thelbi i kontestit është nëse Maqedonia mund ta quajë veten si Maqedoni. Sepse Greqia e mohon këtë, Qeveria e Athinës i bllokoi të gjitha përpjekjet që kjo ish republikë jugosllave të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Greqia frikësohet se vendi me emrin Maqedoni do të kërkojë territor nga provinca veriore greke e Maqedonisë, shkruan gazeta, sipas të cilës ish kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur vaj në zjarr kur në suaza të projektit Shkupi 2014 ka vendosur përmendore të mbretit të Maqedonisë heroit kombëtar grek Aleksandri i Dytë.

“Dje në Bruksel ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov filloi përpjekje të re që vendi të bëhet anëtare e BE-së. Të mërkurën ai dëshiron të takohet me përfaqësues qeveritar grek dhe të ofrojë fqinjësi të mirë. Qeveria majtiste greke e Syriza sheh shkaqe për optimizmi, sepse qarqet kombëtare rreth Gruevskit e humbën fuqinë në Shkup”, shkruan gazeta.

Tani mbetet pyetja si një vend me 2,1 milionë banorë do të quhet në të ardhmen. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme e quan IRJM, ndërsa SHBA-ja dhe KB-ja e shfrytëzojnë shkurtesën FYROM. Të dy shkurtesat kanë domethënien “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, thuhet në tekstin e “Tagescajtung” transmeton korrespodenti i MIA-s nga Berlini.

Autori i tekstit shkruan se ekziston edhe propozim tjetër si “Maqedonia e Epërme”, por përfaqësuesit grek paralajmërojnë në shpejtim të madh gjatë zgjidhjes së kontestit, ndërsa Dimitrov shpreson se gjatë muajve të ardhshëm palët mund të dakordohen.

Atëherë duhet të organizohet referendum në të cilin banorët e Maqedonisë do të duhet të dakordohen me emrin e ri të vendit të tyre, ndërsa siç thekson gazeta, nëse hyrja në NATO zgjat shumë atëherë Maqedonia mund të hyjë me emrin e përkohshëm nga KB-ja, FYROM.

Exit mobile version