Site icon PORTALB

Dezinfektim i mushkonjave në rajonin e Likovës

Mushkonja

Nga Qendra për shëndet publik Kumanovë sot informojnë se të enjten 15 qershor, në orët e vona të mbrëmjes, ekipet e Qendrës do të kryejnë dezinfektim i mushkonjave në territorin e komunës së Likovës.

“Apelojmë deri te bletarët nga rajoni i Likovës që të ndërmarrin masa adekuate mbrojtëse për familjet e bletëve”, deklaroi epidemiologu nga Qendra për shëndet publik, doktoresha Jadranka Stamenkovska.

Me dezinfektimin do të pengohet paraqitja e sëmundjeve vektor-bartëse të cilat i bartin mushkonjat. Dezinfektimi mund të shtyhet ditën tjetër, vetëm për shkak të kushteve jo të volitshme të motit. Bëhet fjalë për fazën e parë të dezinfektimit në fjalë në këtë komunë, ndërsa javën e ardhshme dezinfektim do të kryhet në komunën e Staro Nagoriçane.

Exit mobile version