Site icon PORTALB

Shkaktarët e fshehtë që na bëjnë të ndihemi të lodhur

Shkaktarët e fshehtë që na bëjnë të ndihemi të lodhur

Jo gjithmonë duhet ta kërkojmë lodhjen tone vetëm tek orët e pakta te gjumit. Përveç orëve të pakta të gjumit dhe problemeve shëndetësore, ka edhe disa arsye gati të panjohura që të bëjnë të ndjehesh e lodhur.

1. Dehidratimi. Sipas studimeve më të fundit, mungesa hidratimit çon në ndjenja lodhjeje. Në hipotalamus ndodhen neurone të posaçme, të cilat janë në gjendje të çojnë impulse që i sugjerojnë trupit nevojën e marrjes se lëngjeve.

2. Mungesa e vitaminës B12. Siç dihet kjo vitamine është e rëndësishme në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe mbajtjen e funksioneve të neuroneve, ajo merr pjesë edhe në transportin e oksigjenit në gjak. Mungesa e saj, rrjedhimisht çon në gjendje përgjumjeje.

3. Gjendja e stresit. Zakonisht cortisoli, hormoni përcaktues i stresit është më i lartë në mëngjes dhe më i ulet në darkë, gjë kjo që ndihmon në vendosjen e ritmit ditor. Por stresi i vazhdueshëm është në gjendje të mbajë në nivele gjendjen e alarmit, duke e prishur këtë matrice, duke çuar në pagjumësi apo ndërprerje të gjumit gjatë natës.

4. Mangësi ne hekur. Dihet sidomos tek gratë që anemia çon në lodhje te vazhdueshme të trupit.

5. Te qëndruarit pa aktivitet. Jeta sedentare nuk çon në prodhim dhe konsum të energjisë. Kjo çon në çrregullime të gjumit gjatë natës duke çuar në çekuilibrim të cortisolit, duke bërë që mëngjesi i se nesërmes të të gjejë të lodhur. Por edhe lodhja e madhe gjatë ditës, mund të prodhojë të njëjtin efekt negativ.

6. Infeksionet urinare. Prania e infeksionit, veçanërisht në rrugët urinare kërkon nga organizmi që të pushojë, me qëllim që të përqendrojë të gjitha energjitë për të luftuar infeksionin.

Exit mobile version