Site icon PORTALB

Shpresat udhëtuan për Poloni, rrugë të mbarë dhe suksese (FOTO)

Reprezentacioni i Maqedonisë U21

Reprezentacioni i Maqedonisë U21

Djelmoshat e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll U21 janë nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” për në Gdanjsk, ku do të udhëtojnë për në Kampionatin Evropian në futboll në Poloni.

Futbollistët janë të përgatitur për sfidat e reja, ndërsa për ngjarjen e madhe sportive të futbollit të shpresave u nisën të veshur elegant, me veshjet e sponsorit “Damat” dhe paralajmëruan se nuk do të dorëzohen lehtë.

Të përkujtojmë se në mesin e reprezentuesve kemi edhe pesë shqiptarë, Enis Bardhi, Besir Demiri, Mevlan Murtan, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu. Rrugë të mbarë dhe suksese. /Portalb.mk/

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Mevlan Murati, Besir Demiri dhe Enis Bardhi
Mevlan Murati, Enis Bardhi dhe Visar Musliu
Elif Elmaz
Exit mobile version