Site icon PORTALB

Isa Mustafa i LDK-së: T’i presim rezultatet

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka thënë se po presin në qetësi dhe shumë të disponuar rezultatin zgjedhor, i cili, siç ka thënë Mustafa, “pa dyshim se do ta nxjerr fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Ftojmë të gjithë komisionarët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe ta numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i qytetarëve në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka theksuar Mustafa.

Burimi: REL.

Exit mobile version