Preventivë për parandalimin e zjarreve në pyjeve

Njësia e “Pyjeve të Maqedonisë” në Kumanovë edhe në këtë fillim verë, po ndërmerr të gjitha aktivitetet për mbrojtjen e pyjeve si nga zjarret poashtu edhe nga prerja ilegale.

Për këtë arsye ditë më parë drejtoria e kësaj njësie mbajti një takim me përfaqësues të institucioneve relevante në Kumanovë për mbrojtjen e pyjeve, transmeton RTM 2.

Drejtori Vaid Saiti, gjithashtu thotë se të gjitha organet relevante kanë ofruar gatishmëri dhe mbështetje të parezervë për mbrojtjen e pyjeve, për çka janë formuar edhe shtabe për menaxhim me zjarret eventuale.

Të përkujtojmë se viteve të fundit mijra hektarë pyje, në malësinë e Karadakut janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit të shkaktuara nga faktori njeri, andaj edhe ndërmirren të gjitha masat preventive për parandalimin e kësaj dukurie negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button