Më shumë se 300 të çara në centralet bërthamore në Belgjikë

Inspektimet e fundit në dy centrale bërthamore në Belgjikë kanë tronditur vendin.

Inspektorët kanë zbuluar një numër të konsiderueshëm të çarash në reaktorët bërthamorë në Tihange dhe Doel, raportojnë mediat belge dhe gjermane.

Të paktën 70 çarje të tjera u zbuluan në reaktorin bërthamor “Tihange 2” gjatë një inspektimi të detajuar, njofton agjencia e lajmeve ‘Belga’.

Gjithashtu , rreth 300 të çara të reja thuhet se janë zbuluar në impiantin bërthamor të “Doel 3” gjatë një kontrolli të bërë muajt e kaluar.

Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, konfirmoi çarjet në njërin nga centralet bërthamore pas një hetimi parlamentar të paraqitur nga udhëheqësi i Grupit të Gjelbër.

Çarje nuk paraqesin ndonjë rrezik për operacionet në centralet bërthamore, thotë operatori që ka kryer inspektimet por populli belg ka reaguar i alarmuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button