Site icon PORTALB

Japin dorëheqjen dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministres May

Theresa May

Kryeministrja britanike Tereza Mej

Dy bashkëpunëtorë të kryeministres britanike Tereza Mej kanë dhënë dorëheqjen në një kohë që para parlamentit janë mbledhur me qindra protestues që kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të May.

Kanë dhënë dorëheqjen dy nga krerët e stafit të Theresa May, të cilët janë akuzuar nga zyrtarët të lartë të partisë së tyre konservatore për rezultatet negative dhe zhgënjyese në zgjedhjet e së enjtes. I pari që ka dhënë dorëheqjen ka qenë Nick Timothy, e më pas dhe Fiona Hill. Ata ishin dy nga këshilltarët më të besuar të kryeministres, ndërsa kjo e fundit u vë në presion për ti pushuar nga puna nëse dëshironte të merrte besimin për qeverinë e re të saj

Timoti dhe Hill prej kohësh cilësoheshin nga mediat pranë konservatorëve për rolin e tyre si qen roje të Mej dhe si këshilltarët e saj më të besueshëm. Madje aludohet se kanë qenë pikërisht ata të dy që kanë bindur Mej për të shpallur zgjedhje të parakohshme në vend. Sipas BBC, Timothy mori përsipër përgjegjësinë e krijimit të programit elektoral të konservatorëve, në mënyrë të vecantë për sa i përket reduktimit të buxhetit për shpenzimet sociale.

Ndërkohë kanë qenë me qindra manifefestuesit e mbledhur në sheshsin para parlamentit pas apelit në rrjetet sociale nga ana e laburistëve. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Mej dhe mos krijimin e qeverisë së re nga ana e saj.

Exit mobile version