Ministria afgane e Punëve të Brendshme kumtoi se të paktën tre civilë janë goditur nga persona të armatosur në xhami në njërën nga provincat e vendit.
Sipas Ministrisë, në sulm ka nëntë të plagosur, ndërsa incidenti ka ndodhur mbrëmë në Gardez, kryeqyteti i provincës Paktija.
Ministria ashpër e dënoi sulmin, duke e konsideruar si sulm ndaj islamit dhe njerëzimit.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.