Site icon PORTALB

Në Maqedoni vjet 497 raste të vdekjes me dhunë

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Nga vdekja me dhunë vjet në Maqedoni kanë vdekur 497 persona, që paraqet ulje për 3,1 për qind në krahasim me vitin 2015, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Të vdekurit nga dhuna në mortalitetin e përgjithshëm marrin pjesë me 2,4 %. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja me dhunë sipas gjinisë, edhe në vitin 2016, si dhe në vitet paraprake, pjesëmarrje të madhe kanë persona meshkuj edhe atë (76,1%)

Në numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes me dhunë, pjesëmarrje më të madhe kanë “rastet e fatkeqësive” me 71,2%, “vetëvrasje” me 25,2% dhe “vrasje” me 3,6%.

Në kategorinë “rastet e fatkeqësive”, pjesëmarrje më të madhe (26,0%) kanë personat e vdekur nga “arsyet tjera të jashtme për lëndim të rastësishëm”.

Në kategorinë “vetëvrasje”, rastet te të cilët vdekja është shkaktuar për shkak të “varjes dhe ngufatjes” kanë pjesëmarrje më të madhe me 13,5%.

Në kategorinë “vrasje”, arsyeja dominuese për vdekje është tentimi për shkaktimin e lëndimit të lehtë trupor me objekt të topitur”, me pjesëmarrje prej 1% në lidhje me numrin e përgjithshëm të rasteve nga vdekja me dhunë, informon Enti shtetëror për statistikë.

Exit mobile version