Site icon PORTALB

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të diskutojë për përgjimet

Gjykata Kushtetuese e RM-së

Gjykata Kushtetuese e RM-së

Gjykatat kushtetuese, sipas publikimit të rendit të ditës, në seancën e ardhshme të së mërkurës, 21 qershor, do të shqyrtojë iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 175 të ligjit për komunikime elektronike, njofton Portalb.mk.

Sipas nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike, operatorët telekomunikues duhet “të sigurojnë të gjitha kushtet teknike të nevojshme që të mundësojnë ndjekje të komunikimeve në rrjetin e tyre”.

Në seancën e Kushtetueses do të debatohet edhe për vendimin e lëshimit të Kuvendit më vitin 2016 dhe regjistrimit të zgjedhjeve të parakohshme për deputetët në Kuvend.

Exit mobile version