Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Sot në Maqedoni do të ketë mot me diell dhe do të fryjë erë e lehtë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të pakta dhe me erë të lehtë veriore. Kah fundi i ditës do të ketë kushte për paraqitje të dukurive jostabile të shoqëruara edhe me reshje të dobëta të shiut e të cilat do të zgjasin shkurt.

Temperatura e mëngjesit do të sillet deri 17 gradë Celsius kurse ajo e ditës deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm me vranësira të vogla dhe me erë të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11 gradë Celsius, kurse ajo e ditës deri 30 gradë Celsius.

Exit mobile version