Site icon PORTALB

Osmani: Ahmeti dhe Thaçi kanë biseduar për takim

Ahmeti - Thaci

Ahmeti - Thaci

“Nuk kemi biseduar për Qeveri me PDSH-në”, kjo është përgjigja e zëdhënësit të BDI-së dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në pyetjen e Portalb.mk, në lidhje me informatat e publikuara nëpër media për bisedime eventuale mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Osmani konfirmon se mes dy liderëve, të PDSH-së dhe BDI-së ka kontakte dhe është diskutuar për një takim të mundshëm.

“Ka pasur një bisedë telefonike mes liderëve për t’u dakorduar për takim. Mendojmë se tani duhet një bashkërendim më i madh mes partive politike për reformat gjithëpërfshirëse që pasojnë”, tha për Portalb, Osmani.

Exit mobile version