Real Madrid shkroi historinë duke e fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, thotë se fjalët që iu tha në pushimin e pjesës së parë trajneri Zinedine Zidane, ishin kruciale në lojën e tyre.
Ai thotë se trajneri francez u ka kërkuar të jenë më shumë agresiv në lojë.
“Në pushim ai tha se ne duhet të jemi më agresiv, të mos e lejojmë Juventusin ta ketë topin aq lehtë siç bëmë në pjesën e parë”, deklaroi Modric, përcjell lajmi.net.
“Në pjesën e dytë ne e ndryshuam këtë, dhe kjo ishte kruciale në performancën tonë”.