Site icon PORTALB

Zbulohet sheshi “Skënderbej”, ja si duket, hapet të shtunën (FOTO-VIDEO)

Pjesë nga sheshi Skenderbej

Pjesë nga sheshi Skenderbej

Kanë mbetur vetëm dy ditë deri në hapjen zyrtare të sheshit “Skënderbej”, të shtunën, më 10 qershor. Gjithçka duket deri tani nga fotot e postuara në rrjetet sociale, ka marrë tjetër formë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me publikun në proifilin e tij disa prej momenteve të fundit të sheshit, i cili po bëhet gati të “prezantohet” me kryeqytetasit, shkruan Class.

Duket se “Skënderbej” do të jetë një shesh gjithëpërfshirës. Këtë e ka vënë në dukje edhe kryetari Veliaj. Sot, përmes disa fotove të publikuara në Facebook-un zyrtar, Veliaj ka treguar edhe disa foto nga Altari, një vend i veçantë në shesh, i cili, me shumë gjasa, do të jetë vendi i preferuar i çifteve që do të lidhin kurorë.

“Pas Tarracës së Bashkisë apo Resë te Galeria, vë bast që Altari i ri tek Sheshi Skënderbej do jetë vend i preferuar për ceremonitë martesore…” – shkruan Veliaj në Facebook pas këtyre fotove të postuara. Pse jo?

 

Exit mobile version