Site icon PORTALB

Pece Gruevski: Politika dëshiron ta ketë sindikatën në kontrollë

Pece Gruevski: Politika dëshiron ta ketë sindikatën në kontrollë

Pece Gruevski: Politika dëshiron ta ketë sindikatën në kontrollë

Sindikatat në Maqedoni janë të pafuqishme dhe pothuajse nuk kanë ndonjë ndikim më serioz në skenë, thotë kryetari i sindikatës Pece Gruevski. 

Sipas tij sindikatat nuk e shfrytëzuan periudhën e tranzicionit për riorganizim të një force që do të ketë ndikim. 

Gruevski thotë se 20 vite sindikata janë të copëtuara dhe për këtë faj kanë të gjitha qeveritë e deritanishme. 

Sipas tij politika dëshiron ta ketë sindikatën nën kontroll dhe nuk mund ta ngritë në nivel më të lartë dialogun social. 

“Ne tani kemi situatë kur p.sh kryetari I sindikatës kërkon takim me drejtorin e firmës apo ministrin, ato në vend që të merakosen për kërkesën e takim sillen sikur nuk ju intereson. Përvec kësaj duhet të presësh një kohë të gjatë për takim ose duhet të luteni për të pasur takim. Kjo aspak nuk duhet të jetë kështu por vetëm tregon se në çfarë gjendje ndodhemi”, deklaroi Gruesvki.

Për Marjan Ristevski nga Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë, në Maqedoni është rënuar organizimi sindikal, është degraduar dhe kjo duhet urgjentisht të ndryshojë. 

“Një nga detyrat kryesore të konfederatës është që ti kthehet dinjiteti dhe vlera funksionit që e ka sindikata sepse ajo sot është totalisht e degraduar dhe vlen për përqeshje”, deklaroi Risteski.

Exit mobile version