Site icon PORTALB

Gjorgje Ivanov kërkon këshilltar për politikë të brendshme

Gjorgje Ivanov

Gjorgje Ivanov

Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov publikoi shpallje për punësim për këshilltar të veçantë për kohë të caktuar, njofton Portalb.mk.

Kandidati pavarësisht kushteve të përgjithshme të parashikuara me ligj, është e nevojshme të ketë të kryer më së paku shkollim të lartë VII/2 shkallë ose studime me 300 kredi të fituara nga fusha e shkencave shoqërore; të ketë përvojë në pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor ose në vetëqeverisjen lokale; përvojë në punën e organizatave qeveritare dhe joqeveritare nga fusha e shkencës, kulturës, arsimit, partive politike, bashkësive fetare dhe vetëqeverisjen lokale; të ketë njohje të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht); të ketë më së paku 4 vite përvojë pune dhe t’i plotësojë kushtet për marrjen e çertifikatës së sigurt.

Rroga është 35 mijë denarë, ndërsa shpallja është aktive deri 12 qershor.

Exit mobile version