Derbi ndeshjen mes skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Renovës do ta drejtojë gjyqtari shkupjan Aleksandar Stavrev. Ndeshja midis dy skuadrave rivale në program është të dielën me fillim në ora 15:00, njëjtë sikurse edhe ndeshja tjetër derbi ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit që do të udhëhiqet nga arbitri Goran Spirkoski.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00 për shkak transmetimit të drejtpërdrejtë në Televizionin shtetëror, mirëpo edhe për faktin se deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro.