Allegri rinovon kontratën me Juventusin

Skuadra e Juventusit ka rinovuar kontratën me teknikun Massimiliano Allegri, raporton Anadolu Agency (AA).

Juventus, skuadra që për këtë vit ka siguruar kampionatin dhe kupën e Italisë, rifreskon kontratën me teknikun 49-vjeçar, Allegri deri në vitin 2020.

Tekniku kaloi në pankinën e drejtimit të Juventusit, pas ndarjes së Antonie Conte, i cili kaloi tek skuadra kombëtare e Italisë. Ndërsa pas ardhjes së tij në krye të skuadrës, Juventuesi i Allegri-t ka fituar 3 herë njëra pas tjetrës kampionatin dhe një kupë të Italisë.

Juventus nën drejtimin e Allegri-t ka shkuar 3 herë në finalen e Superkupës së Italisë duke e çuar vetëm njëherë në muzeun e saj. Skuadra e Allegrit u ngjit dy herë në finalen Ligës së Kampionëve ndërsa të dyja i humbi. Përkatësisht humbi ndaj Barcelonës në vitin 2015 me rezultatin 3-1 dhe kundër Realit të Madridit këtë vit me rezultatin 4-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button