Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti takoi sot kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin.
“Në takim u bisedua rreth procesit zgjedhor, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan pozitivisht mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe atmosferën demokratike dhe të lirë ku u zhvilluan ato.
Ahmeti dhe Gruevski ranë dakord për formimin e grupeve të punës të cilat do të zhvillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re“, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sot është takuar me Gruevskin.