Site icon PORTALB

Mej: Do të ndryshojmë ligjet për luftën ndaj terrorizmit

Theresa May

Theresa May

Kryeministrja britanike Tereza Mej ka deklaruar se është e gatshme të ndryshojë ligjin për të drejtat e njeriut nëse kjo do i shërbente luftës kundër terrorizmit. Mej synon të lehtësojë dëbimin nga vendi të subjekteve që konsiderohen të rrezikshëm si dhe të kufizojë lirinë e shprehjes dhe lëvizjes të atyre që përbëjnë kërcënim.

Kryeministrja britanike u shpreh se dëshironte dënime më të ashpra dhe më të gjata në kohë për përgjegjësit e sulmeve terroriste. “Dëshiroj të bëj më shumë për të kufizuar lirinë e lëvizjes së personave të dyshuar për terrorizëm në momentin që kemi udhëzime të mjaftueshme për të thënë që përbëjnë kërcënim, edhe pse nuk kemi prova të mjaftueshme për t’i nxjerrë para gjykatës.” – ka theksuar kryeministrja britanike Tereza Mej.

 

Exit mobile version