Site icon PORTALB

Zvërlevski paraqitet në Prokurori në masa të larta sigurie

Marko Zvërlevski

Marko Zvërlevski

Një makinë policie ka bllokuar hyrjen kryesore të Këshillit të Prokurorëve Publikë në momentin që prokurori i përgjithshëm Marko Zvrlevski po futej në këtë institucion me një tjetër automjet të policisë. E gjitha kjo skenë është bërë për të shmangur kamerat dhe gazetarët që prisnin jashtë objektit, njofton Alsat M.

Prokurori i Përgjithshëm Marko Zvërlevski, ndaj të cilit ka nisur një procedurë për shkarkimin tij, u paraqit mëngjesin e sotëm në Këshillin e Prokurorëve, por nuk dihet nëse i njëjti institucion do të marrë një vendim të tillë sot, sepse vet Zvërlevski është edhe antar këshilli prandaj nuk dihet nëse një gjë e tillë është futur në rend dite apo jo.

LEXO: Zvërlevski iku në bodrum, nuk jep dorëheqje (VIDEO)

Exit mobile version