Site icon PORTALB

Osmani: Presidenti është jolegjitim, u zgjodh pa shqiptarët

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani tha sot se partia e tij, BDI, nuk e konteston legalitetin e institucionit të kryetarit, por e konteston legjitimitetin e presidentit të zgjedhur pa vullnetin e shqiptarëve.

“Presidenti i ri nuk do të jetë legjitim tek shqiptarët, do të jetë legal sepse është i zgjedhur në një proces legal, mirëpo do të jetë jo legjitim sepse është zgjedhur pa vullnetin e shqiptarëve në Maqedoni”, tha sot pata gazetarëve Bujar Osmani.

I pyetur ga to nëse do të jetë BDI pjesë e qeverisë së re, Osmani tha se kjo temë është tejkaluar që në vitin 2008 dhe ska dilema kush duhet të jetë në Qeveri.

“Ishte një eksperiment në vitin 2006 por u tregua se ajo qeveri nuk mbijetoi më shumë se disa muaj, andaj mendoj se kjo temë është e tejkaluar në vitin 2008 dhe asnjë institucion në Maqedoni pas vitit 2001 nuk mund të jetë të legjitim nëse nuk mban legjitimitetin nga komunitet etnike, parasëgjithash nga shqiptarët dhe maqedonasit. Mendoj se nuk duhet të harxhojmë shumë energji në për këtë çështje” deklaroi Osmani.

Exit mobile version