Site icon PORTALB

Neymar: Të luftojmë deri në fund

Sulmuesi brazilian, Neymar beson se skuadra e tij Barcelona ka ende shanse për mbrojtjen e titullit në La Liga duke iu bëri thirrje edhe shokëve të skuadrës pa përjashtim që të luftojnë deri në fund të sezonit.

“Me vendosmëri duhet të luftojmë deri në përfundim të kampionatit sepse shpresa vdes e fundit. Edhe nëse ekziston vetëm 1% shans për titullin, detyra jonë është të vazhdojmë misionin që kemi nisur”.

Braziliani tani ndodhet në proces rikuperimi për shkak të dëmtimit me besimin se mund të rikthehet në fushë për blaugranat para mbylljes së sezonit.

“Shpresoj se do të jem në gjendje të luaj në takimin e fundit. Nëse do të ekzistojë një shans i tillë, dua të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin”.

Këtij sezoni i kanë mbetur vetëm edhe 3 ndeshje kurse Barca ndodhet 4 pikë prapa Atletico Madridit./ Portalb

Exit mobile version