Site icon PORTALB

Balotelli te Dortmundi

Mario Balotelli

Mario Balotelli do të kompletojë së shpejti kalimin si lojtar i lirë te Borussia Dortmundi, sipas agjentit të lojtarit Mino Raiola.

Italiani u largua nga Nice muajin e shkuar pas shkëlqimit në sezonin e fundit me 15 gola.

Raiola ka thënë se për futbollistin ka pasur të interesuar disa skuadra, ndërsa tani ka konfirmuar se ai do të luajë në Bundesligë.

“Po, Mario Balotelli do të luajë te Dortmundi”, ka thënë agjenti i njohur.

Exit mobile version