Site icon PORTALB

Ambasadorët e BE-së përkrahin vazhdimin e sanksioneve në Krime

Krimea

Krimea, foto arkiv

Ambasadorët e vendeve anëtarëve të Bashkimit Evropian kanë vendosur të vazhdojnë ndalimin e investimeve të bllokut në Krime edhe për një vit. Kjo vjen si dënim për aneksimin e armatosur të regjionit ukrainas nga ana e Rusisë.

Masat përfshijnë ndalimin e BE-së së importeve nga Krimeja, përveç rasteve kur prezantohet certifikata ukrainase, ndalimin e blerjes së pronave në gadishullin e Detit të Zi nga kompanitë e vendeve të BE-së. Po ashtu është ndaluar edhe prania e flamurit të BE-së në anijet lundruese në atë regjion. Këto sanksione që janë miratuar në vitin 2014, vazhdohen në baza vjetore dhe janë si përgjigje ndaj pushtimit dhe aneksimit të gadishullit ukrainas nga ana e Rusisë, shkruan Rel.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të konfirmojnë vendimin e ambasadorëve në takimin e 19 qershorit në Luksemburg.

Exit mobile version