Site icon PORTALB

Sindikata ende pa përgjigje për votimin e diasporës

Sindikata ende pa përgjigje për votimin e diasporës

Sindikata ende pa përgjigje për votimin e diasporës

Sindikata e shërbimit diplomatik, që kishte reaguar me shkrim deri te udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme për dërgimin e një grupi të madh të diplomatëve në ambasadat jashtë vendit pak para zgjedhjeve, nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga kompetentët.

Nga sindikata thonë se nuk kanë shkuar jashtë shtetit si grupi i dytë i diplomatëve para zgjedhjeve, siç ishte planifikuar. Për sindikatën indikative është ajo që diplomatët, të gjithë maqedonas etnikë, janë dërguar pikërisht në përfaqësitë ku votoi diaspora.

“Do të thoja se kishte një reagim, jo zyrtarisht  me sa kishim mundësi të kuptojmë, ishte planifikuar të jetë edhe më i madh ai grup, që do dërgohej në ndihmë, siç thatë, por pas reagimit tonë dhe tuajin, janë anuluar ato plane për rritjen e numrit. Ndryshe bëhet fjalë për një grup prej 15 personave, që për 24 orë u dërguan gjoja se për ndihmë, në përfaqësitë tona diplomatike- konsullore. E çuditshme, por ata disi korrespondonin me vendet që duhej të realizohen zgjedhjet. Nuk deshëm të hyjmë në atë që do të thotë proces zgjedhor dhe ajo që do të thotë rregullshmëri në vetë zgjedhjet, por ajo që ishte e sigurt është se të gjithë ishin të etnitetit maqedonas”, tha Sashko Todorovski, Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë. /Alsat-M/

Exit mobile version