Site icon PORTALB

Zyrtare: Pepe largohet nga Real Madridi

Pepe

Pepe

Pepe do të largohet përfundimisht nga Real Madrid.

Aventura e Pepes në Real Madrid thashme ka përfunduar. Mbrojtësi portugez ka konfirmuar se do të largohet nga Los Blancos.

“Është e qartë se nuk do të vazhdoj në Real Madrid”, deklaroi ai për “Cope”,

“Një kapitull është mbyllur dhe prej tani, do ta filloj një tjetër”, u shpreh reprezetnuesi i Portugalisë.

Sipas mediave spanjolle thuhet se Paris Saint Germain është klubi që 34 vjeçari portugez ka vendosur të vazhdojë karrierën.

Pepe, i cili do të jetë lojtar i lirë me 30 qershor, thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez.

Exit mobile version