Site icon PORTALB

Presidenti afgan: Do t’u lejojmë talebanëve të hapin zyrën e tyre

Në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul u organizua konferenca ndërkombëtare “Procesi i Kabulit”, ku morën pjesë përfaqësues nga 23 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).

Konferenca ku morën pjesë përfaqësues nga 23 shtete si nga SHBA-ja, Turqia, Irani e Pakistani, filloi me një minutë heshtje për ata që humbën jetën në sulmin e fundit në Kabul.

Në fjalimin hyrës të kësaj konference, Presidenti i Afganistanit Eshref Gani tha se qeveria afgane është e vendosur në luftën kundër terrorizmit.

Exit mobile version