Një tifoz futbolli është kthyer në hero jo vetëm në rrjetet sociale.
Anglezi Roy Larner, 47 vjeç, luftoi me tre xhihadistët e armatosur me thika-mashetë.
Sipas “The Sun”, Larner ishte me miqtë në pab, kur xhihadistët hynë brenda duke thirrur: “Kjo është për Allahun” dhe “Islam, Islam”.
Larner iu kthye atyre me grushte, duke thirrur: “U qifsha…, unë jam tifoz i Miluollit”.
Tanimë ai është etiketuar si “Luani i Urës së Londrës”.
Roy u plagos tetë herë me thikë, por për fat është jashtë rrezikut për jetën.
Me trimërinë e tij ai shpëtoi shumë jetë njerëzish.
Megjithatë shokët i kanë bërë një shaka: Në spital i kanë dërguar një libër “Mëso si të vraposh”.
Tipike britanike!