Site icon PORTALB

Arabia Saudite ia ka marrë licencën “Katar Eruejsit”

Arabia Saudite

Autoritetet në Arabinë Saudite sot komunikuan se e tërheqin licencën e “Katar Eruejs” (Qatar Airways) dhe kanë vendosur që t’i mbyllin zyrat e kompanisë ajrore për 48 orë.

E gjithë kjo pasoi vetëm një ditë pasi që Riadi i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Dohan zyrtare.

Masa është ndërmarrë nga Shërbimi saudit për aviacion civil dhe është publikuar në kumtesë.

Exit mobile version