Site icon PORTALB

HP krijon një laptop Android me ekran 14 inç

HP krijon një laptop Android

HP krijon një laptop Android

HP po i bashkohet kompanisë Lenovo në krijimin e laptopëve me platformën Android. Kompania nuk e ka prezantuar akoma zyrtarisht laptopin SlateBook 14, por është shfaqur për një kohë të shkurtër në faqen e HP-së. Në faqe është shfaqur një video ku tregohen veçoritë kryesore dhe karakteristikat e këtij laptopi.

Më e rëndësishmja është se laptopi SlateBook ka qasje të plotë tek Google Play, kështu çdo aplikacion që ju blini dhe e shkarkoni në telefonin inteligjent ose tablet do të funksionojë edhe këtu. HP tha se SlateBook përmban produktivitetin e Android-it, falë ekranit të tij 14 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe tastierës me përmasa të mëdha.

Laptopi ka gjithashtu teknologjinë Beats, që e ndihmon të ketë zë të lartë, të fuqishëm dhe të cilësisë së mirë. Në laptop ka 2GB Ram dhe 16GB hapësirë të brendshme. Por meqë ky është një Android dhe jo një Chromebook, nuk do të keni hapësirë në cloud që ofron Google në shumë pajisje. Duhet ta pranojmë se laptopi SlateBook 14 është unik dhe ka një dizajn perfekt. Çmimi dhe data kur do të dalë në treg nuk janë bërë të ditura akoma.

Exit mobile version