Site icon PORTALB

Dimitrov në takim me Zhbogarin

Dimitrov - Zhbogar

Dimitrov - Zhbogar

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.

“Në takim Dimitrov ka biseduar me Zhbogarin për gatishmërinë e Qeverisë për implementimin e reformave kyçe, me qëllim që në afat sa më të shkurtër të hapet rruga për riaktivizimin e rekomandimit për fillim të bisedimeve”, informojnë nga MPJ.

Sipas MPJ-së, përkrahje e procese euro-integruese do të mundësojë hapje të diskutimeve për sjelljen e vendimit për bisedimet, si hap drejt zbatimit të qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Në takim, ashtu siç thuhet në kumtesë, është treguar gatishmëri për bashkëpunim dinamik në drejtim të zbatimit të këtyre qëllimeve.

Exit mobile version