Ky është aparati i parë ‘instax’ që është gjithashtu edhe digjital. Fujifilm’s Instax SQ10 është aparati i ri për foto të çastit.
Vetë aparati ka memorie të brendshme për 50 foto, dhe të paktën 1 mijë foto për GB me kartën microSD. Gjithashtu ky Instax ka 10 filtra, exposure dhe vignette. Në këtë mënyrë mund ta rregullosh foton si të duash, para se ta printosh.
Megjithatë ai nuk vjen me çmim të lirë. Kamera kushton 279 dollarë, dhe çdo paketë filmi kushton 17 dollarë. Ky aparat tashmë është në shitje.