Site icon PORTALB

Kundër Chelseat Atletico duhet të fitojë

Diego Simeone respekton kolegun e tij Mourinho

Diego Simeone

Diego Simeone me siguri nuk i përket partisë, “armiqtë e Mourinhos”. Në vigjilje të gjysmëfinales së kthimit në shtëpinë e Chelsea, trajneri argjentinasi foli me respekt për kolegun portugez, që si gjithmonë është në shenjstër të kritikave për futbollin që aplikon.

“Unë e respektoj futbollin në përgjithësi si dhe mënyrën me të cilën një skuadër kërkon të fitojë. Unë them se një skuadër që mbrohet dhe di ta bëjë këtë mirë, meriton komplimente. Mund të fitosh në shumë mënyra, me 10 lojtarë pas, 10 para apo 10 në mes të fushës. Ai që ka rëndësi në fund është rezultati”.

Kundër Chelseat Atletico duhet të fitojë, ose dhe të barazojë duke shënuar të paktën 1 gol, një avantazh i vogël që mund të bëhet shumë i madh në një ndeshje si kjo.

“Në këtë ndeshje mund të mbledhim frytet e punës së dy viteve të fundit. Nëse luajmë në nivelin tonë, mund të shkojmë në finale. Pres një Chelsea të ngjashëm me atë të sfidës së parë, shumë të kujdeshëshëm për të mos pësuar gol, edhe pse ju duhet të shënojnë. Ne duhet të japim 100% , duhet një sforco e jashtëzakonmshme. Duhet të shënojmë një gol duke shfrytëzuar mundësitë tona”.

Mourinho shpreson të rikuperojë Terrin dhe Hazard, por në ditët e kaluara u ankua për problemet që ka, një strategji kjo ndoshta për ti ngatërruar idetë Simeones?

“Unë besoj se trajneri kundërshtar kërkon gjithmonë të rreshtojë formacionin më të mirë të mundshëm. Chelsea është një skuadër jashtëzakonisht kompetitive edhe me linjat e dyta. E demonstroi këtë në Liverpool.”

Courtois është i Chelseat por do të luajë në “Stamford Bridge” si kundërshtar, në planin emotiv është një situatë delikate, por Simeone beson në forcën psikologjike të portierit belg.

“Besoj se do të dijë ti menaxhojë mirë emocionet dhe në perspektivë mund të bëhet portieri më i mirë në botë”.

Exit mobile version