Site icon PORTALB

Shenjat treguese që trupi po vuan nga nivelet e larta të acidit

Trupi i njeriut është një sistem i balancuar i kimikateve, baktereve dhe qelizave. Niveli i pH është ai që ju tregon se sa i shëndetshëm jeni.
Nëse stomaku kërkon aciditet të lartë për të tretur ushqimet, sistemi imunitar kërkon një mjedis alkalin, transmeton Lajmi.net.

Organizmi është në ekuilibër kur pH është rreth vlerës 7, por shpesh trupi futet një gjëndje acidike që nuk është aspak e shëndetshme dhe mund të ketë jo pak efekte negative. 4 shenjat e mëposhtme paralajmërojnë se trupi juaj po lufton të ribalancojë mjedisin tepër acid.

1 – Pesha e tepërt
Duke pasur shumë acid në trupin tuaj, prodhohet më shumë insulinë . Kjo gjendje bën që trupi të ruajë masën yndyrore duke jua bërë më të vështirë humbjen e peshës.Metabolizmi juaj punon më mirë në një mjedis alkalin, ndaj kur nivelet e acidit rriten, metabolizmi është më i avashtë.

2 – Dobësi e kockave
Trupi merr lëndë ushqyese – si kalciumi – nga kockat tuaja në përpjekje për të luftuar aciditetin e lartë. Kjo gjë ju shkakton dhimbje kockash dhe rrit rrezikun e osteoporozës.

3 – Ndjeshmëri e lartë e dhëmbëve
Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se aciditeti i lartë në trup mund të dëmtojë dhëmbët.
Nëse nuk mund të hani ushqime të ftohta ose të nxehta, pasi ndjeni mpirje në dhëmbë, kjo mund të jetë një shenjë e aciditetit të lartë.

4 – Probleme me gjumin
Kjo është shenja e fundit që ju tregon se trupi juaj po vuan nga nivelet e larta të acidit. Kjo gjë lidhet me arsye e dytë, pasi mungesa e kalciumit shkakon probleme me gjumin.

Exit mobile version